Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hapur një port të përkohshëm në një plazh të Gazës, për të mundësuar më shumë dërgesa të ndihmave humanitare.
Trupat amerikane përfunduan ndërtimin e portit të enjten.
Izraeli do të përgjigjet ndaj akuzës për gjenocid në gjykatën më të lartë të Kombeve të Bashkuara më 17 maj, pasi Afrika e Jugut dorëzoi një kërkesë urgjente pranë gjykatës, duke kërkuar që të lëshohet urdhri për armëpushim në Gazë.
Izraeli është një nga vendet e pakta në botë ku shërbimi ushtarak është i detyrueshëm për vajzat dhe gratë nga mosha 18 vjeçe. Ushtaret që shërbejnë në njësitë luftarake ose në role mbështetëse larg vijës së frontit, kanë luajtur rol në faza të ndryshme të luftës aktuale në Gazë.
Liderët e Ligës Arabe po mblidhen në kryeqytetin e Bahrejnit, në samitin që pritet të dominohet nga lufta në Gazë.
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, u ka thënë ligjvënësve se do t’i dërgojë edhe 1 miliard dollarë shtesë armë dhe municione Izraelit, thanë tre këshilltarë të Kongresit. Por, ende nuk dihet se sa shpejt do të dërgohen armët.
SHBA tha se Irani i furnizon rebelët jemenas me armë të avancuara, përfshirë raketa balistike dhe lundruese.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dhënë disa prej deklaratave më të ashpra publike deri më tani për Izraelin, lidhur me luftën e tij në Gazë.
Trupat izraelite janë duke luftuar me radikalët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rafah, në jug të Gazës.
Sipas Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes në Stokholm (SIPRI), SHBA-ja ka përbërë 69% të importeve të Izraelit me armë kryesore konvencionale në periudhën 2019-2023.
Rreth 80.000 njerëz u larguan nga qyteti Rafah i Gazës që nga e hëna, tha Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, paralajmëroi Izraelin se SHBA-ja do t’i ndalojë furnizimet me disa armë, nëse ai nis operacion të madh tokësor në qytetin Rafah të Gazës.
Shfaq më shumë